Formohet koalicioni ‘PD-Aleanca për ndryshim’, zbardhet marrëveshja mes Bashës e 13 aleatëve! LSI e vetme, bashkon kandidatët me PD vetëm në Kukës e Dibër! Bindet Ndoka, FRD s'firmos: Do konsultohem me kryesinë

24 Shkurt 2021, 21:26

Nën siglën, ‘Partia demokratike - Aleanca për ndryshim’, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka kristalizuar marrëveshjen me 13 aleatët e tij për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit. Fatmir Mediu firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me PD në zgjedhje, ndërsa pjesë e koalicionit të Bashës do të jetë edhe FRD e Bamir Topi. Një koalicion që bashkon armiqtë historikë si grekët e PBDNJ me çamët e PDIU, ose Republikanët e Fatmir Mediut me Monarkët e Shpëtim Axhamit. LSI do të dalë me listën e saj.