Fqinja e minatorit Rexhep Rushiti: E ëma ndërroi jetë disa kohë më parë në galeri, i ra një gurë përsipër

29 Tetor 2020, 21:13

Një prej fqinjeve të Rexhep Rushitit, një prej minatorëve që humbën jetën në minierën në Selishtë shprehet për Report Tv se ai ka humbur të ëmën disa kohë më parë.

Fqinja thotë se ajo ka humbur jetën në galeri pasi i ra një gurë përsipër.

"E njohim se e kemi në kat të parë. Jetojnë në mjerim. Nëna iu vdiq e re, vdiq atje në 41-sh(galeri), i ra një gurë. Babai i ka vdekur para 3 vitesh dhe një vëllai i vdiq para 5 vitesh. Edhe ky me tre fëmijë të vegjël. Më të vegjël s’ka ku shkon më. Nuk e di çfarë të them, katastrofë. Nganjëherë kur duam të falim ndonjë gjë ua çojmë atyre, por kur s’është mundësia nuk kemi" - tha ajo.