Franca dhe Polonia kalojnë valën e tretë të pandemisë, nisin lehtësimet

23 Prill 2021, 14:01

Pas muajsh të gjatë të gjatë kufizimesh dhe një rritje të theksuar të vaksinimit anti-COVID, Franca është gati për të filluar me lehtësimin e masave. Deklarata është dhënë nga kryeministri francez Jean Castex, i cili ka theksuar se hapja graduale e vendit do të fillojë me 3 maj.

 “Kulmi i valës së tretë të epidemisë duket pas nesh, me një rënie të vërtetë të qarkullimit viral për dhjetë ditë. Franca gjithashtu ka arritur majën e valës së shtrimeve në spital dhe ne mund të shpresojmë për fillimin e një zbritjeje brenda pak ditësh”, shtoi ai.

Castex theksoi se se të parat që do të hapen do të jenë shkollat, ku nga e hëna 26 prill nxënësit do të kthehen në çerdhe dhe shkolla ​​fillore, kurse nga 3 maj për nxënësit e shkollave të mesme dhe larta.

Njëjtë si Franca edhe Polonia duket se e ka mposhtur valën e tretë të pandemisë dhe në disa rajone kufizimet mund të lehtësohen nga 26 prilli, njoftoi ministri polak i Shëndetësisë.

“Dikush mund të thotë se kemi kaluar një kulm të caktuar në lidhje me numrin e infeksioneve të reja në këtë valë të tretë. Duket gjithashtu se ne kemi kaluar kulmin në shtrimet në spital … por në të dyja rastet duhet të thuhet shumë qartë që shifrat e shtrimeve në spital janë ende shumë të larta”, tha Niedzielski.

Ndër lehtësimet e planifikuara është rihapja e parukerive, qendrave të estetikës dhe rivendosjen e arsimit hibrid në klasat 1 deri në 3, ndërkohë që institucionet e kulturës ndoshta do të rihapen në maj.

Para Francës dhe Polonisë, e para që njoftoi lehtësimin e masave ishte Mbretëria e Bashkuar e cila planifikon një kthim në normalitet në 17 Maj. Pas saj edhe Italia dhe Austria ndoqën shembullin e lehtësimit të masave.

Edhe Greqia është e hapur për biznes. Udhëtarët mund të hyjnë në vend nga një prej nëntë aeroporteve në territorin tokësor, nga ata të ishujve, ose duke kaluar kufirin në veri të vendit. Prova e vaksinimit ose një test negativ i COVID-19 do të duhet të merren me vete. Ndërkohë që nuk është nde e qartë se çfarë do të ndodhë me Gjermaninë e cila ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve javët e fundit.

Kontinenti evropian është rajoni më i goditur nga pandemia që nga fillimi i saj, me më shumë se 1 milion viktima.