Francë/ Evakuohet kulla Eiffel, dyshohet për bombë

23 Shtator 2020, 13:19

Evakuohet kulla Eiffel në Paris pasi dyshohet për një sulm terrorist me bombë, ndërsa një person është dëgjuar të thërrasë Allah Ekber. Policia ka rrethuar të gjithë zonën.

Kulla Eiffel është kërcënuar nga një shpërthim i mundshëm me bombë. Policia ka vendosur zonën nën rrethim dhe po heton ngjarjen, të gjithë personat lanë larguar nga zona. Mediat vendase raportojnë se bomba mund të jetë vendosur në brendësi të ndërtesës historike.