Francë, panterra e zezë , vizitorja e papritur e pasdites në Lille

19 Shtator 2019, 13:36 | Përditesimi i fundit: 2019-09-19 13:39:16

Banorët e disa shtëpive në Armentières, një qytet francez afër Lille, u tmerruan teksa panë në dritaren e një apartamenti një panterë të zezë që po shëtiste e qetë.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në orët e vona të pasdites.

Forcat zjarrfikëse vendosën menjëherë një perimetër sigurie, dhe personeli shëndetësor përfitoi nga momenti kur pantera kthye kurrizin në njërën prej apartamenteve në Rue de l'Avenir dhe e goditi kafshën me një pushkë për ta vënë në gjumë.

Shumë banorë të kuriozuar shkrepën aparatet fotografik dhe filmuan ‘performancën’ e panterës. Videot e realizuara më pas u bënë virale në rrjetet sociale.