FRESSH vendos 700 flamuj kombëtar në qendër të Sarandës në kujtim të viktimave COVID

27 Nëntor 2020, 23:06

Disa të rinj të FRESSh në Sarandë në prag të festës së pavarësisë, kanë vendosur 700 flamuj kombëtar në qendër të qytetit bregdetar në kujtim të viktimave nga koronavirusi.

Në këtë situatë që ndodhet e gjithë bota në përballje me COVID-19, grumbullimet e mëdha dhe festimet duhet të evitohen në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit.Edhe autoritetet shqiptare, mjekë dhe Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të kalojnë festat pranë familjarëve të tyre dhe të evitojnë këto grumbullime.