Frrok Çupi në Report TV: Berisha me ‘Foltoren‘ po kërcënon sigurinë në rajon, ka mbledhur rreth vetes ‘kollonat‘ e sigurisë kombëtare! SHBA e sheh si një akt të rrezikshëm

15 Tetor 2021, 20:03

TIRANË- Analisti Frrok Çupi, në studion e Report Tv, është shprehur se SHBA-ja e sheh si një akt të rrezikshëm “Foltoren e Sali berishës“. Kjo sepse sipas tij, Berisha ka mbledhur rreth vetes kollat e sigurisë kombëtare, që janë Ilir Meta, Bujar Nishani, Flamur Noka.

“Po rrezikon stabilitetin në rajon, pas ngritjes së këtyre foltoreve SHBA ka konstatuar një akt shumë të rrezikshëm, se rreth tij është mbledhur e gjithë kollona e sigurisë kombëtare. Rreth Berishës është Meta që përbën një rrezik të madh për sigurinë nës enuk ndoshet nën kontrollin amerikan, nëse nuk ndodhet në kontrollin amerikan, ish presidenti Bujar Nishani, që nuk është rastësisht aty, ish ushtarak, një njeri që ka pasur në dorë shumë sekrete, ish kryetarja e Parlamentit, ajo e mbështet, është ish ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, që po kërcënon edhe Bashën që të largohet, ke Flamur Nokën“, tha Çupi në Report Tv.