Fruthi, Kreshnik Qyshka: Djali im u prek nga autizmi pas vaksinës

16 Janar, 08:34

Rikthimi i rasteve të reja të fruthit në vend ka risjellë edhe një herë në vëmendje debatin mbi frikën nga vaksinat. Që prej publikimit të studimit të vitit 1998 nga mjeku britanik Wakefield, pavarësisht se është hedhur poshtë në vitet e mëvonshme, tek shumë prindër vijon të ekzistojë dyshimi se vaksinat kanë efekte anësore, një prej të cilave edhe autizmi. Kreshnik Qyshka, baba i 4 fëmijëve ka treguar sot përmes një interviste në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV historinë me fëmijën e tij të dytë për të cilin, ka bindjen personale se është prekur nga autizmi për shkak të vaksinës MMR (fruth, shyta dhe rubeolë).

Tani unë si prind nuk kam qenë kundër vaksinave, si çdo qytetar i Shqipërisë kemi mësuar që vaksinat janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Duke u rritur me këtë informacion i kemi bërë vaksinat 2 fëmijëve të parë. Tek fëmija i dytë, djali, jam kam bërë vaksinën pak vonë, rreth 1 vjeç e gjysmë, dhe pa mbushur 2 vjeç u mbyll komplet dhe humbi kontaktet me botën e jashtme. 

Kategori të tjera