Fshati Homezh në Pogradec i braktisur/ Banorët ankohen: Shteti kujtohet për ne vetëm në fushatë

18 Shkurt 2019, 22:41

Fshati Homezh, pjesë e zonës së thellë të Mokrës në Pogradec është drejt braktisjes totale nga banorët. Dikur në këtë fshat kanë banuar rreth 250 familje, ndërkohë që sot kanë mbëtur vetëm 25 familje. Prej më shumë se 25 vitesh kjo zonë nuk e ka njohur dorën e investimeve, cka ka sjellë edhe braktisjen e saj. Banorët e fshatit Homezh kanë treguar gjendjen tepër të amortizuar të rrugës ndërsa pohojnë se organet kompetente e shohin këtë zonë vetëm në kohë fushate.

Ka 3 vjet që është zgjedhur, nuk është parë kurrë, s’kemi pse flasim kot.

banori 

Krahas gjendjes së amortizuar të rrugës, një tjetër arsye madhore për braktisjen e këtij fshati është mungesa e një kopshti. Kjo ka sjellë largimin e familjeve drejt qyteteve më të afërta për rritjen e fëmijëve të tyre.

 

Rruga është që në kohë të Italisë. S’ka ardhur asnjë për të investuar në këtë rrugë. Fshati Homezh ka 250 familje dhe kanë ikur të gjithë, kush me qera, kush me buxhetin e tij kanë investuar për të ikur. 

Banori

"Nga ky vit, kopështin na i kanë mbyllur, vetëm në gënjejnë, nga kryetari i Bashkisë, njësia e Proptishtit, e kemi kërkuar jo do të vijë këtë muaj, jo në tetor, në dhjetor. Dhjetori ishte muaji i fundit që do vijë. Rruga ka që në kohë të xhaxhit Enver. Kanë tre vjet hedhur baltë sa e bënë më keq. Ja këto janë hallet tona", shprehet një tjetër banor.  

Të indinjuar, banorët e mbetur në këtë fshat apelojnë për ndihmë urgjente. Problematikat në këtë zonë të thellë sa vjen e shtohen që prej rrugës së amortizuar e deri tëk pamundësitë e punësimit.