Fundjava vendimtare për masat e reja! Qytetarët të pashqetësuar, pa maskë e distancë dalin nga Liqeni! Lokalet e tejmbushura

27 Shkurt 2021, 16:12

TIRANË- Në një kohë kur gjithçka varet nga sjellja e tyre, qytetarët duket se janë aspak të shqetësuar për rritjen e rasteve ditore me COVID dhe kanë vijuar jetën normalisht sikur virusi nuk ekziston.

Report Tv me gazetarin Ermal Qorri është zhvendosur te Kodrat e Liqenit, ku ajo që vihet re është një prezencë e madhe e qytetarëve. Distanca është e vështirë të ruhet, maskën e mbajnë në pjesën më të madhe te gusha, pra janë krejtësisht të pambrojtur, duke u shndërruar në një rrezik për krijimin e një vatre të nxehtë të infeksionit. Për mikrofonin e Report Tv, pavarësisht se vetë nuk janë shumë të ndërgjegjshëm, sipas tyre masat duhet të shtrëngohen më tepër.