Fushë Krujë/ Benzi përplaset me kamionçinën, përfundon në kanal mes shkurreve! Rëndë dy shoferët, nisen te Trauma

22 Shtator 2020, 12:02

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë- Vorë në afërsi të Urës së Gjoles.

"Benzi" i drejtuar nga shoferja Fatjona Hafuzi është përplasur me një kamionçinë, e për pasojë ka përfunduar në kanal, siç shihet në foton e sjellë nga Report Tv. Dy shoferët, Fatjona Hafuzi dhe Gëzim Baçi kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës.