Fushë-Krujë/ Përmbytet banesa, evakuohet familja! Kryefamiljari invalid ndihmohet nga zjarrfikësit

23 Shtator 2019, 23:17

Reshjet e dendura të shiut po shfaqin  probleme serioze në disa banesa e lagje në Fushë-Krujë. Konkretisht në lagjen "Punëtori" oborret e disa banesave janë mbushur me ujë, që ka depërtuar edhe brenda banesave.

Më e rënduar gjendja është në familjen e Halil Rexhepit,  ku uji ka hyrë në banesë dhe familjaret janë evakuuar. I zoti i shtëpisë është nxjerrë nga zjarrfikësit pasi është invalid dhe nuk lëviz dot. Gazetari i Report Tv, Julian Shota bëri të ditur se po kërkohet leja nga Basgkia dhe mbështetje e policisë për të shembur muret për të evituar përmbytjen dhe depërtimin e ujit në banesa.

    No videos found.