Gabimet që keni bërë deri tani në larjen e dhëmbëve, stomatologu: Hiqni pastën!

10 Tetor 2019, 14:21

Mirëmbajtja për dhëmbët sipas stomatologut Gjergji Dilo nis që para se të dalin dhëmbët e para. Dilo thotë në “Rreze Dielli” se nuk është pasta e dhëmbëve ajo që ka rëndësi në mirëmbajtjen e dhëmbëve tuaj, madje shton se mund të mos e përdorni fare.

Pasta e dhëmbëve ndihmon deri diku, lubrifikon deri diku, por ne kur i mësojmë pacientët të pastrojnë dhëmbët sicc duhet, për një javë ia heqim komplet pastën e dhëmbëve, Kjo pasi truri jonë ka disa receprorë në gjuhë, dhe sapo gjuha ndjen shijen e pastës, mendoni se i keni larë dhëmbët, por një dhëmb duhet 24 sekonda që të pastrohet. Pastave të reja ia kanë hequr shijen e mentes në mënyrë që truri të mos reagojë në këtë mënyrë, prandaj pastën e heqim derisa të mësohet teknika e të pastruarit të dhëmbëve. Njëherë në 3 muaj të bëhet pastrimi profesional”-shprehet Dilo.Ai rekomandon që furçat më të mira për të pastruar dhëmbët tuaja janë ato sonike dhe elektrike.

    No videos found.