Gafa e prezantueses argjentinase bëhet virale: Sot vdiq William Shakespeare, shkrimtari im i preferuar!

29 Maj, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2021-05-29 13:34:02

Një televizion argjentinas ka bërë një gabim që rrallë mund të shihet në ekrane, personin e dytë në botë që mori vaksinën e Pfizer kundër Covid-19 e ngatërroi me shkrimtarin e njohur anglez me famë botërore, William Shakespeare.

Të enjten në mbrëmje, prezantuesja e lajmeve e televizionit Canal 26 e ngatërroi personin që kishte vdekur, William Bill Shakespeare, 81 vjeçarin me shkrimtarin e njohur anglez, duke thënë se William Shakespeare, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj në gjuhën angleze, ka vdekur pesë muaj pasi e ka marrë vaksinën për Covid-19.

Shkrimtari i njohur në të gjithë botën u nda nga jeta më 1616, ndërsa personi që kishte emër dhe mbiemër të njëjtë vdiq këtë javë.

Në kohën që në televizion po shfaqeshin pamjet ku i moshuari e merrte vaksinën, prezantuesja e lajmeve vazhdoi të fliste: “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze, për mua, mjeshtri. Ja ku është. Ai ishte njeriu u parë që e mori vaksinën për koronavirus. Ai ka vdekur në Angli në moshën 81-vjeçare.”

Gafa e prezantues nuk ka vonuar dhe është bërë virale, "Montagët dhe Capuletët janë zgjuar sërish," shkroi një person dhe një tjetër me ironi tha” Mbretërisë së Bashkuar iu deshën më shumë se katër shekuj për të paralajmëruar virusin. Për më tepër, ata fajësojnë Kinën".

William "Bill" Shekspir, një ish-punonjës i Rolls Royce dhe këshilltar i famullisë, mori vaksinën e tij të parë në dhjetor duke u bërë personi i dytë, që mori vaksinën Pfizer / BioNTech. Ai vdiq të enjten nga një sëmundje që skishte të bëntë me COVID-19 deklaruan sot ekspertët shëndetsor

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha