Garda hedh gaz lotsjellës, shpërndahen protestuesit nga dera e kryeministrisë

16 Shkurt 2019, 13:25

Forcat e Gardës së Republikës të vendosura mbi godinën e kryeministrisë kanë hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit që po thyenin derën e kryeministrisë me dërrasa dhe mjete të forta. Pas gazit lotsjellës protestuesit nuk kanë mundur të rezistojnë dhe janë larguar.

Para këtij veprimi garda ka bërë thirrje të vazhdueshme me megafon për tërheqjen e protestuesve, duke bërë apel të tërhiqen dhe të ndalin veprimet e dhunshme. Forcat e policisë u angazhuan për të shpërndarë turmën.