Gazetari Genc Kondi: Sa do të paguhet për sigurimin e banesave pas tërmetit

12 Tetor 2019, 14:37 | Përditesimi i fundit: 2019-10-12 14:50:37

Gazetari i Shqiptarja.com Genc Kondi ka shpjeguar në studion e Report Tv si do të bëhet sigurimi i banesave me 0.1% të vlerës pas vendimit të fundit të qeverisë që erdhi pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në datë 21 shtator. VKM-ja detyron ndërtuesit që bashkë me kontratën e shit-blerjes duhet t’i bashkëngjisë edhe kontratën e sigurimit, që e ka të siguruar për 10 vjet.

"Në Shqipëri është sistemi i sigurimit privat, nuk ka më sigurim shtetëror. Nëse qytetari paguan 0.1 përqind në vit si prim për të siguruar banesën e tyre është e sigurt që nuk mbetet asnjëherë pa shtëpi. VKM nuk ka të bëjë me atë nëse ke dëshirë apo jo të sigurosh banesën kjo detyron ndërtuesit për ndërtimet e reja për edhe për ndërtimet që kanë bërë dhe nuk i kanë shitur.

Ndërtuesi bashkë me kontratën e shit-blerjes duhet t’i bashkangjisë edhe kontratën e sigurimit, që e ka të siguruar për 10 vjet. Që unë mendoj se kompanitë e ndërtimit do t’ja faturojnë qytetarit dhe kjo bëhet me detyrim. 0.1 përqind nga vlera e banesës.

Shkohet tek noteri bashkë me atë që e shet është i detyruar në bazë të kësaj VKM-je. Kjo kontratë nuk ka të bëjë me ndërtesat e vjetra që e ka në dorë qytetari ta bëjë. Nuk ka të bëjë me momentin e ndërtimit, por ka të bëjë me shit-blerjet që bëhen tani janë të detyruara që pronari t’ia shesi blerësit edhe me policin e sigurimit.

Ata që shesin tani ose objektet e ndërtuara 10 vite më parë dhe shitet tani, duhet të kenë këtë kontratë sigurimi, ndryshe hipoteka nuk e regjistron aktin e shit-blerjes" tha gazetari i Shqiptarja.com Genc Kondi.

    No videos found.