Gazetari i Report TV në Lezhë shoqërohet në polici, po raportonte për aksionin e IKMT në Shëngjin

17 Qershor 2020, 20:37

Gazetari i Report TV, Elvis Hila është shoqëruar në polici teksa ishte në krye të detyrës, për të raportuar për aksionin e IKMT në Shëngjin, ku u prishën disa ndërtime pa leje.

Duke mos i lejuar të bëjë detyrën, për të informuar publikun, shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë,  Agron Qullhaje i ka marrë telefonin dhe e kanë shoqëruar forcërisht në komisariat.