Gazetarja Era Cela: Bullizmi kibernetik ndër format më të përhapura

22 Qershor 2020, 11:30

Sot në Rreze Dielli folëm për fenomenin e bullizmit. Të ftuara në studio ishin Era Cela gazetare si dhe Klorinda Serani psikologe. Era Cela është një prej nismëtareve të një fushate kundër bullizmit. Ajo, se bashku edhe me figura të njohura, po i mëshojnë rrëfimit të situatave personale dhe ndalimit të këtij presioni  qe përjetojnë shumë persona.

Era Cela gazetare dhe nismëtare e një fushate kundër bullizmit shprehet se shumë të rinj, nuk e shprehin faktin se janë bullizuar sepse kanë turp.

Sipas saj forma më të përhapura të bullizmit ka qenë e formës kibernetike.

‘’ E para ka qenë bullizimi në formë online. Kjo ka qenë më shumë nga të gjitha, duke marrë shkas këtu, dhe jo pa qëllim një shkas ishte përdhunimi I vajzës 15 vjecare, dhe të kësaj natyre ka shumë që shokët e klasës I kërcënojnë që mos flisni duke pasur një foto ose nje video të saj. Po ashtu ka pasur dhe raste te tjera, si aftësitë e ndryshme të individëve’’ shprehet ajo.