Gazetarja që braktisi Anglinë për të ndjekur ëndrrën në Shqipëri

24 Prill 2021, 13:08

Të huajt që po vërshojnë drejt Shqipërisë janë nga të gjitha vendet e globit, një prej prej tyre është edhe Alice Taylor, britanikja që prej më shumë se tre vitesh jeton dhe punon në Shqipëri. Ajo është diplomuar në drejtësi, por punon si gazetare, shkrimtare.  Alice e ka gjetur veten e saj në jetesën dhe kulturën shqiptare, dhe ka vendosur të dokumentojë hapat e saj nëpërmjet fotove e videove që ka realizuar në shumë vende të Shqipërisë por edhe nëpërmjet punës si gazetare, shkrimtare dhe aktiviste.

Ajo ka një histori shumë interesante dhe frymëzuese që synon ta vazhdojë më tej, duke kontribuar në shoqërinë tonë.