Gërmimet arkeologjike në Apoloni nxjerrin në pah granatën e Luftës së Parë Botërore

19 Gusht 2019, 13:52

Gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë kanë nxjerrë në sipërfaqe një granatë dore që mendohet se i përket Luftës së Parë Botërore.

I gjithë territori është rrethuar me perimetër sigurie dhe pranë vendit ku është gjetur granata ndodhen edhe forcat policore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ekspedita franceze e cila po merret me gërmimet në këtë zonë.

Granata pritet të demontohet nga forcat xheniere.