Gigi Hadid shmangu një skandal në Javën e Modës në Paris

2 Tetor 2019, 10:09

Gigi Hadid shmangu një skandal në sfilatën e fundit të Channel në Javën e Modës në Paris.

Ndërkohë që modelet po sfilonin jë grua u ngjit në skenë dhe filloi të merrte poza para fotogrfëve.

Gigi e kapi menjëherë situatën dhe u afrua para saj e la të merrte edhe disa poza e më pas e mori për ta larguar nga skena.

Gruaja e paftuar dhe modelja dolën pa shumë zhurmë nga sfilata, por ky moment nuk u shpëtoi  të pranishmëve, të cilët arritën të filmonin momentin.

Gruaja e veshur me kostum me kuadrata dhe kapele kishte nevojë për pak vëmendje në pasarelën më të famshme të botës dhe e realizoi.

    No videos found.