'Gjama e Burrave' në ceremoninë mortore të babë e bir në Malësinë e Madhe

26 Nëntor 2022, 08:52 | Përditesimi i fundit: 2022-11-26 08:53:11

MALËSI E MADHE- Në ceremoninë mortore të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj u krye riti i 'Gjamës së Burrave'. Momentin e këtij rituali mortor ka ndarë në rrjetin Facebook, ambientalisti Sazan Guri. 

“I qane te ndjeret At e bir, njeri me puntor se tjetri, tamam beme baba te te ngjaj, dhe kur mendon se nuk i mori Zoti, qe ata te Shqiperise se eperme edhe e pranojne lehte, por e mori qeveriu sepse sditi me i dhane kohen e duhur per te shpetuar nga nje palo shiu, ndaj dhe e qane me Gjame te burrave keta dy burra. flm o Gege&Toske z. Gjon Dogilja qe iu lehteson shpirtin familiareve dhe i lutem Zotit tipranoje keta dy te bekum te tokes ne altarin e paqes, duke i bere qe shpirtrat e tyre te prehen lehte lehte atje lart ndryshe nga jeta e tyre rende rende ketu poshte.”- shkruan Guri.  

Babë e bir, vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër. Vdekja e tyre la hidhërim të madh në familjen Rushaj .