Gjashtë automjete dhe 20 forca zjarrfikëse shuajnë zjarrin te Shkëmbi i Kavajës

15 Shkurt 2019, 10:35

Gjashtë automjete dhe 20 forca zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit të rënë pasdite në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.

Zjarri është shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa forcat zjarrfikëse hasën në vështirësi për shkak të erës së fortë.

5 hektar ullinj dhe shkurre janë djegur si pasojë e rënies së zjarrit.