Gjellë me bizele, patate dhe karrota
Përbërësit:
- 400 gr bizele
- 2 patate
- 2 karrota
- 5 kërpudha
- 3 qepë të njoma
- 1 spec i kuq
- 1 lgj salcë domate
- 1 tufë koper
- 1 lç kerri
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Leng mishi
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepët e njoma me selinonë spërkatur me pak kripë. Më pas shtojmë salcën e domates, vazhdojmë kaurdisjen për 1 minutë duke shtuar më pas karrotat, patatet të prera në kubikë dhe kërpudhat. Shtojmë ujë në masë të përbërësve (të mbulohen rreth 2 gisht) dhe i lemë në temperaturë mesatare derisa të zbuten. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë bizelet (bizelet e frigoriferit nuk duan më shumë se 10 minuta zierje). Rregulllojmë shijen me kripë, piper, kerri. Grijmë kopërin dhe specin e kuq dhe e lemë gatimin me kapak mbyllur për pak minuta.




















