Gjellë me burdullak
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 100 g oriz
- 4 domate
- 2 tufa burdullak
- 50 ml vaj ulliri
- Kripë dhe piper
- Borzilok
- Pistil
- Ujë
Përgatitja:
Në vaj kaurdisni derisa të marri ngjyrë të lehtë qepën, shtoni domatet pa lëkurë edhe të prera në copa të vogla, shtoni kripë, piper të zi dhe hudhrën në feta. Shtoni orizin dhe burdullakun e prerë në copa të vogla. Më pas ujë dhe pak borzilok, pistil kumbulle. E zieni ngadalë derisa orizi të zbutet, e shijoni me vaj ulliri dhe piper të zi ekstra.




















