Gjen kamerën në dëborë dhe fillon regjistrimin, ariu habit rrjetin me videoselfie-n

7 Tetor 2021, 09:15

SHBA- Vitet e fundit fotot dhe videot selfie janë pjesë e jetës sonë të përditshme, por një ari i egër që regjistron një moment nga vetja në dëborë na bën vërtet çudi!

Një kamera Gopro kishte humbur prej kohësh në Ëyoming, SHBA, por ariu i lezetshëm që shihni në video e zbuloi, arriti ta ndizte dhe të bëntë një video që tashmë është bërë virale në rrjet.