Gjenden 39 të vdekur në Angli brenda një kamioni në Essex

23 Tetor 2019, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2019-10-23 13:40:18

Tridhjetë e nëntë persona, burra dhe gra, përfshirë një adoleshent, u gjetën të vdekur në një kamion në një park industrial në Essex.

Policia ka arrestuar me akuzën e vrasjes, drejtuesin e mjetit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore. 

Shefi i Mbikëqyrësit të Essex, Andrew Marriner tha se automjeti mendohet se ka mbërritur nga Bullgaria dhe hyri në Mbretërinë e Bashkuar nga Holyhead në Uells ditën e shtunë.

Shefi i Mbikëqyrjes së Policisë së Essex, Andreë Mariner tha se ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. "Kërkimet tona janë duke vazhduar për të vërtetuar atë që ka ndodhur. Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë", tha ai.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi etninë e personave të vdekur, ose destinacionin përfundimtar të tyre.

Parku industrial ku u gjend makina me trupat e vdekur ndodhet në një distancë të shkurtër nga Dartford Crossing, e cila lidh Essex me Kent.

    No videos found.