Gjendet arsenal predhash në Durrës, policia i lë në ruajtjen e tre shiritave dhe largohet

14 Tetor 2019, 15:54

Gjendet arsenal predhash të luftës së dytë botërore në fshatin Shetaj të Durrësit. Ato janë gjetur në një kodër pranë një rrugë që të çon në xhaminë e fshatit Shetaj.Predhat ishin të zhytura në dhe (shtuf) dhe u zbuluan rastësisht nga një ekskavator i cili po tentonte të hapte një rrugë të re. Pas disa gërmimeve kova e ekskavatorit ka nxjerrë nga nëntoka predhat.

Megjithëse kanë rrezikshmëri të lartë janë lënë nën ruajtjen e vetëm tre shiritave, pasi organet kompetente që kanë shkuar në vendngjarje si policia dhe xhenio janë mjaftuar vetëm me vendosjen e tyre për bllokimin e rrugës duke u larguar.