Gjergj Kastrioti ‘rikthehet’ në shtëpi! Shtatorja e heroit kombëtar vendoset përballë memorialit në Lezhë

27 Shkurt, 10:55 | Përditesimi i fundit: 2025-02-27 15:15:26

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i është shtuar edhe një tjetër statujë monumentale, në qytetin e Lezhës. Pas 7 vitesh pritje, vepra e skulptorit Ardian Pepa doli nga magazina dhe u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit