Gjiknuri: Opozita të paraqesë një model europian për koalicionet!Do votojmë me opozitën parlamentare

1 Tetor 2020, 14:25 | Përditesimi i fundit: 2020-10-01 14:26:47

Pas mbledhjes së Këshllit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri u bëri thirrje opozitës parlamentare për të dorëzuar një model të një vendi europian për koalicionet. Përfaqësuesi i mazhorancës në këshill tha se nëse ata nuk bien dakord me propozimin e opozitës së bashkuar, tu drejtohen ODIHR. Nëse nuk do të dorëzohet, ai shprehet se do të votojnë me opozitën parlamentare.

"Pas një mbledhje tejet të gjatë me debate e diskutime, bëmë një propozim si PS dhe ju thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur që nuk normojnë më atë lloj koalicioni që dëshirojnë ata, prandaj iu kërkuam të na sjellin variantin e një vendi të BE-së dhe ne e pranojmë, ua çojmë edhe ODIHR. Ata duan të krijonë vakium ligjor për të mos shkuar në zgjedhje. Ata thonë: Ose prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose nuk jap asnjë lloj zgjidhje. Ajo ç'ka synohet me letrën e ODIHR është një taktikë imponuese që bëj atë që them unë ose nuk jap asnjë lloj pëlqimi. I kemi kërkuar formulimin e një vendi që ka një sistem që e ka sistemin sic e kërkojnë këta. Është e papranueshme që mos të ndiqet një model sic e kanë europianet. Hajde të bisedojmë për pragun kombëtar dhe për hapjen e listave. Ne i besojmë draftit tonë. Kjo është qasja jonë. Që të shkojmë te ODIHR duhet të shkojmë në një produkt, që të shkojmë në një produkt duhet të kemi një mosdakordësi. Çojmë propozimin tonë. Kodi ka rënë sepse ka ndryshuar Kushtetuta.