Gjiknuri takim me banorët e Nartës: Refuzoni retorikën e dhunshme! Opozita bën thirrje për kryengritje

13 Prill 2021, 13:09

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim elektoral me banorë të Nartës në Vlorë. Ai u kërkoi banorëve të tregohen të kujdesshëm, mos të gënjehen dhe të votojnë për parti të cilat kërkojnë regresin dhe destabilitetin.

“Nga ata të LSI-së ka ndonjë që vjen këtu por ata nuk përfaqësojnë asgjë fare, tani na ka ardhur Presidenti kandidat, nuk është më as ai Luan Rama, i përzunë të gjithë e nuk kanë besim më të njeri. Jam unë kandidat thotë! Për çfarë vjen ai? Që ti hedhi benzinë zjarrit, se bën thirrje do bëjë kryengritje, do tja bëj fora, do marrin armët! Këtyre njërëzve ju ka mbetur mendja tek turbullirat por Vlora e ka vuajtur njëhërë 97-tën. Vlora kërkon qetësi, Vlora do zhvillim dhe ky zhvillim vjen i garantuar me votën për Partinë Socialiste. Ndaj, unë kërkoj që në mënyrë masive të shkoni të votoni Partnë Sociliste”, shtoi Gjiknuri.