Gjonaj, paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” kontrolli

19 Gusht, 18:56

Ministrja Gjonaj, gjatë një deklarate për shtyp paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli.  Gara për rekrutimin e kandidatëve të rinj, në kuadër të Reformës në sistemin e Burgjeve, do të mbyllet pas tre ditëve. Fill pas kësaj u bë publik urdhri i Gjonajt për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet në pozicionet e larta drejtuese në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Disa ditë më parë, Gjonaj në kuadër të Reformës në Burgje, ka lëshuar urdhrin që burgu i "Fushë-Krujës, të mos jetë më burg i sigurisë së lartë. Por kjo gjë ka sjellë reagimin e të ashtuquajturve të burgosur "Vip", të cilët nuk ishin dakord që të ndryshonin qelinë. Për këtë, 88 të burgosur, nga kreu i grabitjeve “hollivudiane” Ilir Kupa deri tek të dënuar me burg përjetë si Marjan Rroku, Ilir Xhakja, Endrit Dokle, apo Kostandin Xhuvani dënuar me 25 vite burg, kanë nënshkruar një peticion.

Kategori të tjera