“Gjurmët që lë pas” do të ketë emrin protesta e heshtur që do të mbahet të shtunën në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Të frymëzuar nga protesta në kryeqytetin maqedonas, ku qytetarë të shumtë vendosën para godinës së qeverisë maqedonase këpucët e të afërmve që janë gjtur si zgjidhje emigrimin , të rinjtë shqiptarë kanë menduar ta risjellin këtë protestë edhe në Shqipëri duke ftuar të gjithë qytetarët që të vendosin një palë këpucë të të afërmve të tyre në shesh, simbol i cili tregon gjurmët dhe mallin që ata kanë lënë në Shqipëri.Të ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, 2 prej studentëve organizatorë treguan se ku konsiston kjo protestë.
Më datë 2 mars, ora 11, vendi ku kemi vendosur të xhirojmë është sheshi “Nënë Tereza”. Ne jemi solidarizuar me nismën që ndodhi në Maqedoni dhe protesta konsiston në vendosjen e një palë këpucësh përe çdo të afërm që është larguar. Ndaj ne në shenjë solidariteti, pë rata që janë larguar, për gjurmët që kanë lënë në Shqipëri apo tek të afërmit e tyre, ne kemi vendosur që të bëjmë këtë protestë.