Gjuzi 'i përvishet', Ruçi i jep ultimatum: Ulu ose të përjashtova! Gallatë në Kuvend

9 Tetor 2019, 14:27

Seanca plenare e Kuvendit ditën e sotme u mbyll në të njëjtën mënyrë sikur u hap, me debatin Gjuzi-Ruçi. Kujtim Gjuzi kërkoi fjalën, pasi Rama me ironi tha se vetëm nga 'Naltmadhnia mund të pranojë replika'. Por në të njëjtën kohë që Gjuzi u drejtua në foltore, fjalën e mori Murrizi dhe Ruci i kërkoi që të ulet dhe e paralajmëroi se do të përjashtohet.

Debati
Gramoz Ruçi: Ulu, ulu, ulu poshtë, zoti Gjuzi ulu poshtë, të tërheq vëmendjen për herë të tretë, mos e pengo deputetin, ulu poshtë.
Kujtim Gjuzi: Më jep fjalën që do të më japësh fjalën?
Gramoz Ruçi: Po të jap fjalën që nëse do të vijosh të qëndrosh aty do të përjashtoj

    No videos found.