Gjykata në Turqi e shpall të pafajshëm! Idrizi: Do i kërkoj dëmshpërblim! Polat: Beteja vazhdon

24 Nëntor 2020, 18:07 | Përditesimi i fundit: 2020-11-24 20:52:26

TIRANË- Sinan Idrizi, aksioneri i 'Air Albania' dhe president i klubit të Flamurtarit është liruar nga akuza për mashtrim nga gjykata e Turqisë. Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurta për Report Tv. 

I pandehuri Sinan Idrizi dhe avokatët e tij morën pjesë në seancën e zhvilluar në Gjykatën e 19-të të Stambollit, teksa Polat nuk ishte i pranishëm. Para togave të zeza, Idrizi tha se në fisin e tij kurrsesi nuk mashtrohet, pasi kjo është më e keqja që mund të bëhet.

“Në familjen dhe fisin tim nuk mund të ketë kurrë mashtrim. Kjo është e keqja më e madhe që mund të më bëhet", mësohet të ketë thënë Idrizi në seancën gjyqësore.

Ndërkohë, kontaktuar nga Report Tv, presidenti i Klubit të Flamurtarit ka deklaruar se do të bëjë një kundër padi për biznesmenin turk Adnan Polat ku do kërkojë dëmshpërblim për dëmtim imazhi. Nga ana tjetër, biznesmeni turk Adnan Polat ka theksuar se beteja ligjore.

Për çfarë mashtrimi bëhet fjalë? Denoncimi ndaj tij është bërë nga biznesmeni turk Adnan Polat, ish presidenti i klubit Galatasaray. Polat shprehet se Idrizi i ka marrë 3.5 milionë dollarë duke dalë garant në blerjen e një kompania të hidrokarbureve në Shqipëri, që merrej me markimin e naftës. Polat në denoncimin e  tij shprehet se i ka dhënë Sinan Idrizit  3.5 milionë dollarë si fillim, por kur marrëveshja dështoi, ai nuk ia ktheu mbrapsht paratë. Marrëveshja kapte vlerën 17 milionë dollarë, por që në fund nuk u realizua kurrë.