Gjykata dënon me 1 vit burg ish-deputetin demokrat/ Salianji: Vendimi u mor nga një anëtar i Bandës së Lushnjes

18 Dhjetor 2019, 15:52 | Përditesimi i fundit: 2019-12-18 18:53:01

TIRANE-Gjykata Penale vendos 1 vit burgim pë ish-deputetin Ervin Salianjin, (vuajtja me një burg të zakonshëm), dënim i cili do të konvertohet në shërbim prove.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 1.6 vite burg të ish-deputetit, ndërsa pas mbrojtjes. Salianji akuzoi edhe njëherë se prokuroria nuk ka asnjë provë, por vetëm urdhër politik. Ai nxori një skicë që sipas tij është harta e qelizave telefonike që tregon se Jetimir Olldashi, Geron Xhafaj dhe Albert Veliu kanë qenë për një orë në të njëjtën zonë, te lokali i vëllait të ish-ministrit kur eshte bere regjistrimi i audios në orën 13:30.

    No videos found.