Gjykata pranon padinë e PD-së: Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit do të gjykohet nga Kushtetuesja

28 Janar 2020, 20:31

TIRANE-Gjykata Kushtetuese ka kaluar për gjykim kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Deri tani janë marrë në shqyrtim në filtrin e parë nëse duhet të kalojnë për gjykim ose jo 52 nga cështjet e dorëzuara në Kushtetuese, nga të cilat janë pranuar vetëm dy, padia e Presidentit për Teatrin Kombëtar dhe kërkesa e kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi për anulimin e 30 Qershorit.