Gjykata regjistroi ndryshimet e Berishës në statut, avokati Beqiri: Gjyqtari Zhukri dha vendim të pavlefshëm, SPAK duhet ta marrë të pandehur! Duhet të pezullonte çështjen

25 Mars 2022, 13:36 | Përditesimi i fundit: 2022-03-25 17:47:17

Për avokatin Idajet Beqiri, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri për të regjistruar ndryshimet e Sali Berishës në statutin e PD-së, të bërë në kuvendin e 11 dhjetorit, janë të pavlefshme. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, avokati Idajet Beqiri tha se SPAK duhet ta marrë të pandehur, pasi është haptas në kundërshtim me ligjin dhe se ka shpërdorur detyrën. Sipas Beqirit, Zhukri si fillim duhet të kishte thirrur palën e tretë që është PD. Më tej avokati sqaroi se ai duhet të kishte pezulluar çështjen pasi duhet të prisre deri sa të përfundonte çështja në apel.