Gjykata rrëzon Prokurorinë dhe kthen dosjen e Kastriot Ismailajt për hetime të mëtejshme

14 Dhjetor 2019, 11:31

Gjykata e Tiranës ka rrezuar kërkesën e prokurorisë për pushim të hetimeve për veprën penale të “Falsifikimit të Dokumenteve" për administratorin e kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ-it, Kastriot Ismailajn duke vendosur që ta kthejë dosjen për hetime të mëtejshme.

Gjykata e ka argumentuar vendimin në disa pika ku thuhet se qëndrimi i prokurorit nuk përputhet me aktet hetimore të paraqitura në kërkesën për gjykim, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno. Çështja është regjistruar për veprën penale të falsifikimit të kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin.

Avokati i Kastriot Ismailajt Arbër Hoxha shprehet se vendimi i Gjykatës është i pabazuar në ligj dhe në prova, e për këtë arsye do të bëje ankimin në gjykatën e Apelit.  Në 9 shtator të 2018 ai u dënua me 11 vite burg për mashtrim.