Gjylameti nga Pogradeci: PD alternativë e infektimit e shkatërrimit, ne e zhvillimit

14 Prill 2021, 10:15 | Përditesimi i fundit: 2021-04-14 11:06:58

Kandidatja për deputete e PS, në qarkun e Korçës, Blerina Gjylameti ka zhvilluar një takim me banorët në Pogradec ku vuri theksin te zhvillimi i ekonomisë lokale dhe tek rëndësia e procesit të vaksinimit për të patur një sezon turistik premtues që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të zonës.

“Nëse nuk vazhdon vaksinimi dhe me shpejtësi të gjithë ata që sipas njoftimeve që bën instituti përkatës dhe i gjithë ekipi që është angazhuar në vaksinim, do të kemi probleme me turizmin. Jo vetëm pjesa shëndetësore por dhe pjesa e ekonomisë lokale është shumë e rëndësishme. Edhe disa procese nuk mund të shkojnë dot pa njëra-tjetrën. Duhet të vazhdojmë me vaksinimin në mënyrë që të heqim kufizimet dhe bizneset të punojnë lirshëm. Le të sjellim sa më parë sigurinë e shëndetit, të lirojmë ekonominë, te shtojmë vendet e punës dhe të zhvillojmë turizmin sektorin kyç të zhvillimit të ekonomisë lokale në Pogradec”, tha Gjylameti.