'Gjysmëfinalja', 1100 punonjës policie aksion në të gjithë vendin për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, 35 të arrestuar, 18 nën hetim

8 Korrik 2021, 09:11 | Përditesimi i fundit: 2021-07-08 15:11:22

 

Pas mbledhjes së kupolës së re të policisë me ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, policia ka zbritur në terren për të goditur lojërat e paligjshme të fatit. Operacioni policor i koduar "Gjysmëfinalja" është zhvilluar në 12 qarqet e vendit me 1100 punonjës policie dhe janë arrestuar 35 persona ndërsa janë vënë nën hetim 18 të tjerë