‘Goditet’ grupi kriminal në Shkodër! Shpërndanin kokainë, në pranga 8 persona, shpallet në infermieri që i siguronte metadon

24 Shtator 2021, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2021-09-24 16:35:12
  1. SHKODËR- 8 persona janë arrestuar, ndërsa 1 është shpallur në kërkim, pas finalizimit të operacionit policor i koduar “Buna 2021”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

    Pas një hetimi disamujor të kryer nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, është vënë në pranga një grup kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike, konkretisht Arjan  Cerjani 49 vjeç, Enkeledia Cerjani 40 vjeçe, Leart  Cerjani 19 vjeç, Luis  Cerjani  21 vjeç, Emiljan  Hajdaraj 44 vjeç, Gjergj  Pllumbi, 34 vjeç, Indrit Ishmakej dhe Valentin Plenishta 20 vjeç. Ndërsa, Redi Idrizi, i shpallur në kërkim, në profesion infermierë, është personi që siguronte metadonin nga spitali dhe ia dorëzonte siç u zbulua nga hetimet Arjan  Cerjani, që më pas e shpërndante te personat e interesuar për heqjen dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike.