Gomonja e ndaluar në kufirin greko-turk/ Artan Hoxha zbulon skemën e transportit të lëndëve narkotike

25 Shtator 2019, 20:37 | Përditesimi i fundit: 2019-09-25 21:01:16

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës që lidhet me rastin e sotëm ku u ndaluan dy gomone në kufirin grek. Hoxha tha se rasti i sotëm është i ngjashëm me atë të Met Kananit ndërsa theksoi se është një rrugë që bëhet vazhdimisht nga skafistët të cilët merren vetëm më transportin e lëndës narkotike dhe jo me grumbullimin dhe kultivimin e saj.

Artan Hoxha tha se destanacioni i kësaj lënde narkotike janë zonat turistike për të përfituar edhe nga fluksi i njerëzve.

    No videos found.