4 hajdutë të maskuar si policë terrorizojnë fshatin Haderaj! Pronari i shtëpisë: U përlesha me to se deshën të më vënë prangat, gjatë ndjekjes 'Benzi' u doli nga rruga

26 Tetor 2020, 16:02 | Përditesimi i fundit: 2020-10-26 18:58:39

Nje grup prej 5 personash me veshje kamuflazh si të policisë, po mbajnë të terrorizuar fshatin Haderaj në Bashkinë e Selenicës. Gjithsej në fshatin Haderaj janë 10 familje, 3 prej tyre kishin rënë pre e hajdutëve.

Episodi i fundit është shënuar mbrëmjen e së dieles, ku pre ka rënë familja e  Fidel Caushit. Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili ka qenë në këtë fshat të thellë malor, ku ka intervistuar, Caushin pronarin e njërës banesë. Ai shprehet se "u konfliktova me dy prej grabitësve të armatosur, të cilën kanë tentuar t'i vënë edhe prangat".