‘Graj gamorin tat’! Meta i përgjigjet Veliajt: Europa nuk është thjeshtë Euro, por kulturë

14 Maj 2020, 14:07

Presidenti Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët nëse ka një përgjigje për kryebashkiakun Erion Veliaj i cili pak ditë më parë, referuar debateve për Teatrin iu drejtua kreut të shtetit duke i thënë se “Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!” tha Veliaj. Presidenti iu përgjigj sot Veliajt duke i thënë se "Dua ta theksoj se për cilindo që nuk e ka kuptuar se Europa nuk është thjeshtë Euro, por kulturë, vizion dhe identitet" tha ai.