Gratë e PD-së dhunë në protestë/ Ja si hoqën skelat dhe shkatërruan 'Kërpudhën'

16 Shkurt 2019, 18:36

Protesta e dhunshme para kryeministrisë pati edhe disa episode që nuk jemi mësuar ti shohim shpesh. Teksa në protestat e shkuara kemi parë që në kordonet e policisë të kishte edhe vajza, në këtë protestë  ajo pamje ishte zëvendësuar me protestuese të dhunshme që ishin të radhitur në rresht të parë për të shkatërruar cfarë të gjenin tek kryeministria. 

Zonja rreth të 40-ave u pa që të rrëzonte instalacionin e kërpudhës të vendosur në sheshin tek kryeministria. Ajo sëbashku me një grup të rinjsh edhe pse duhet të përballeshin me gazin e hedhur për ti shpërndarë nuk tërhiqeshin pa arritur qëllimin e rrëzimit të plotë të instalacionit.