Greg Rama çel ekspozitën “Besim” në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore

12 Shtator 2018, 21:50

“Besim, komunikim i hapur dhe afrimitet është një trekëndësh që shënon një territor të personalizuar për artistin e ri Greg Rama, i diplomuar pak vite me parë në Universitetin e Arteve në Tiranë, por që çeli sot ekspozitën “Fidem” (Besim) të kuruar nga profesori i tij Vladimir Myrtezai.

Gjatë inaugurimit të ekspozitës në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore (FAP) Greg Rama mes emocioneve u shpreh se:

Artisti është krijuesi i gjërave të bukura, të zbulohet arti edhe të fshihet artisti ky është qëllimi i artit. Kritiku është ai që mund të përkthejë në një tjetër mënyrë ose në një tjetër material përshtypjet që shkaktojnë tek ai gjëra të bukura. Mënyra autobiografike është forma më e lartë e kritikës, por edhe forma më e ulët.

 Greg Rama

Sipas Gregut, ata që gjejnë shpjegime të shëmtuara për gjëra të bukura janë të korruptuar pa qenë dot tërheqës për askënd. Ky është një gabim i madh, ata që gjejnë shpjegime të bukura për gjëra të bukura janë njerëzit e kultivuar nga këta njërës ne nuk duhet që të humbasim shpresën. 

Ata për të cilët gjërat e bukura nuk kuptojnë gjë tjetër veçse bukurisë ata janë të përzgjedhurit. Nuk ekziston një vepër arti morale apo imorale, një vepër arti është e realizuar mirë edhe pse jo. Vetëm kaq. Urrejtja e shekullit tonë për realizmin është tërbimi që ndien një kanibal kur sheh fytyrën e tij në pasqyrë. Urrejtja e shekullit tonë për romantizmin është tërbimi që ndien një kanibal kur nuk shikon dot fytyrën e tij në pasqyrë.

Greg Rama