Greqia akuzohet se po braktis emigrantët në det të hapur

25 Shtator 2020, 17:44

Pak minuta shpresë për një jetë më të mirë dhe pastaj e gjetën vetën në det të hapur, të zhgënjyer dhe të frikësuar në lidhje me të ardhmen e tyre. Gazetarët e Associated Press në një operacion të përbashkët me rojën bregdetare turke më 12 Shtator njoftuan se një grup emigrantësh afganë, mes tyre dhe 18 fëmijë, u lanë në det të hapur nga trupat kufitare greke.