Greqia: Jemi pro hapjes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

9 Tetor 2019, 15:25

Greqia do të jetë një nga shtete europianë që do të mbështesë hapjen e negociatave për vendin tonë. Këtë e ka deklaruar dje ministry I jashtëm plotësues I Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis. “Mirë apo keq nga të dy shtetet nuk janë plotësuar të gjitha kushtet që duhen.

Ekziston një raport i KiE i cili thotë që kushtet janë plotësuar por ka edhe disa shtete që thonë që të ndërpritet procesi I zgjerimit.

Ne besojmë se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë, por me disa parakushte specifike, që ato kushte që nuk janë përmbushur  nga dy shtetet që synojnë të jenë anëtare në BE të plotësohën me shpejtësi në një të ardhme të afërt.”

    No videos found.