Pezullimi i trafikut ajror, Gjikondi: Pabesi! Meta lëviz nën tokë me zgjatues të LSI në AlbControll!

7 Prill, 15:24 | Përditesimi i fundit: 2021-04-07 15:28:09

Grevën e kontrollorëve të AlbControll që solli dhe pezullimin e flutrimeve në Rinas, aktivistja Brizida Gjikondi në një intervistë për Report Tv e ka cilësuar si një pabesi me prapavijë politike, pas së cilës sipas saj fshihet presidenti Ilir Meta.

Kontrollorët sipas saj nuk e kanë bërë një gjë të tillë për teka personale, pasi kanë pasur shumë mundësi të tjera para se të shkonin në këtë goditje të pabesë. Sipas Gjikondit Meta ka filluar të lëvizë nën tokë për të krijuar situata të tilla ku vetë del në plan të dytë, me qëllim dështimin e qeverisjes dhe të zgjedhjeve. Një prej këtyre situatave është kjo në Rinas thotë Gjikondi, e cila me bindje thotë se ka dorë Meta sepse ka zgjatues të LSI në AlbControll.  

AlbControll është mbajtur si një pozicion i ndërmjetëm jo administrativ. Ku personalitet të larta të politikës strehojnë fëmijët e tyre me rroga mbi 3 mijë euro.  Njerëz të përkëdhelur skanë vetëdije kombëtare për të jetuar në këtë situatë. Prej pandemisë kanë një reduktim të pagës që si ka dëmtuar, se ka shkuar 2 mijë euro rroga. Kjo nuk i justifikon ata për këtë pabesi që kanë bërë sot, smund të jem në krah të tyre.

Ka pasur shumë mënyra përpara se të shkonin në këtë goditje të pabesë. Të lësh qindra shqiptarë në këtë situatë, të jesh kaq i pashpirt mendoj se pas është goditje politike. Se mendoj nqë është një tek dhe pretendim personal për një pagë më të plotë. Po të shikosh mbiemrat e borderosë e kupton që lidhjet e tyre dhe ambiciet e tyre politike kanë sjellë dhe goditjen pas. Aty ke një shefe të madhe që është nuse në LSI, nga më të lartët në LSI. Aty është një fushë shahu e madhe. Se vë në dyshim që meta mund të ketë lëvizur gurët nën të. është faji i administratorëve që kanë lejuar tu ikë nga duart kjo situatë, është përgjegjësi e ministres dhe drejtuesve të alb kontroll. Sduhet te kishin lejuar këtë goditje të pabesë. Ka spond politik. Është vepër e pastër penale e cilësuar.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha